shërbimet
REKRUTIM
STAFF LEASING
HR POLITIKAT & PRAKTIKAT
ORGANOGRAMI &PËRSHKRIMET E PUNËS
RISTRUKTURIM TË KOMPANISË
TRAJNIME TË BURIMEVE NJERËZORE
TEAM BUILDING AKTIVITET
TRAJNIME PËR SHËRBIMIN NDAJ KLIENTËVE & SHITJE
për ne
behind staffiX:
Shkumbin Ibraimi
Founder & CEO
Shkumbin Ibraimi, është Menaxher Senior i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Ka mbaruar studimet në Juridik dhe ka ndjekur certifikimet në menaxhimin e projekteve.
Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit. Gjithashtu është i certifikuar si Auditor i Brendshëm për ISO 9001 dhe ISO 27001. Ai poashtu ka qenë Partner Menaxhues dhe Drejtor Ekzekutiv i Mercurius Consulting, kompani e cila ishte e specializuar për t'u ndihmuar bizneseve në rritjen e kapaciteteve njerëzore, duke u ofruar shërbime konsulente në fushën e Rekrutimit dhe Përzgjedhjes së Stafit, HR Outsourcing, Trajnim dhe Motivim.
Tani ai është CEO i StaffiX, një biznes që është i specializuar në zgjidhjet e stafitit, trajnimeve dhe ofrimin e stafit të kualifikuar për kompanitë tjera. StaffiX aplikon një frymë të bashkëpunimit dhe unitetit, të cilat janë cilësi të rëndësishme për një biznes që fokusohet në menaxhimin edhe shërbimet e personelit.
staffiX është zgjidhja më e besueshme e fuqisë punëtore në Kosovë për rekrutim dhe një partner i zgjedhur për klientët. Misioni ynë është të lidhim talentet e reja me punëdhënësit kryesorë që kërkojnë shkathtësitë e tyre. Me një njohje të thellë të tregut të punës në Kosovë, ne mund t'i asistojmë klientët tanë në ndërtimin e fuqisë punëtore me cilësi të lartë, të cilat janë thelbësore për sukses. Pavarësisht se a jeni punëkërkues apo punëdhënës, ne jemi të angazhuar t'ju ndihmojmë t’i arrini qëllimet dhe të zhbllokoni potencialin tuaj.
referencat
na kontaktoni
Orari i punës
Hënë - Premte 9:00 - 16:00
+383 45 111 151
Rr. Mark Sopi Lokali Nr.36, Kati 2
10000, Prishtinë, Kosovë