top of page

Zyrtar i Financave

Updated: May 31

Ref: SX-24-014 Qyteti: Çagllavicë Paga: Atraktive

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Financave, i cili do të jetë duke asistuar në operacionet e përditshme të departamentit të financave.

                               

PËRGJEGJËSITË:

  • Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve në programin financiar

  • Bën regjistrimin e blerjeve të jashtme (Dud) në sistemin e financiar dhe përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes

  • Bën analizën dhe barazimin e kartelave financiare me furnitorët apo klientët

  • Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar

  • Asiston në përgatitjen e raporteve statistikore, pasqyrat financiare, llogaritë financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës

  • Monitoron dhe analizon koston e fluksit të parave dhe mban regjistër të hollësishëm për afatet e pagesave me furnitorët apo klientët

  • Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e ekonomisë (përparësi)

  • Preferohet të ketë të certifikatë nga SCAAK, KAF ose të ngjashme

  • Të ketë përvojë në fushën e Financave

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe

  • Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel)

  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshme të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur

 

OFERTA:

  • Paga atraktive

  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten

  • Sigurim shëndetësor

  • Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse

  • Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas

  • Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas

  • Mundësi për të punuar me ekip fantastik

  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.06.2024. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

bottom of page