Gjatë intervistave të punës, menaxheri i rekrutimit ose punëdhënësi mund të fillojë bisedën duke thënë, "Më trego diçka për veten." Ata duan të mësojnë më shumë për ju dhe të vlerësojnë se si dalloheni ju nga kandidatët e tjerë.
Të kuptuarit i mënyrës se si t'i përgjigjeni kësaj pyetjeje mund t'ju ndihmojë të përmirësoni mundësitë tuaja për punësim dhe të rrisni shanset për të marrë një ofertë pune.
Pse punëdhënësit e bëjnë këtë pyetje?
Bërja e pyetjeve gjatë intervistës është për të mësuar më shumë për ju dhe shërben si një pikë e zakonshme për t’i lehtësuar të dyja palët gjatë intervistës. Ajo i lejon intervistuesit të marrë një përmbledhje të shkathtësive dhe përvojës suaj.
Kjo pyetje mund të formulohet në disa mënyra
Intervistuesit mund ta bëjnë pyetjen "Më trego diçka për veten" në versione të ndryshme, duke përfshirë:
- “Kam CV-në tuaj përpara meje, por më tregoni më shumë për veten.”
- “Do të doja të mësoja më shumë për rrugëtimin tuaj.”
- ”Më tregoni pak më shumë për përvojën tuaj.”
- “Përshkruani veten.”
- “Më tregoni diçka për veten që nuk është në CV-në tuaj.
Si të përgjigjeni?
Mënyra se si përgjigjeni në këtë pyetje mund të vendos tonin e pjesës tjetër të intervistës. Ndiqni këta hapa për të formuluar ose përgatitur përgjigjen tuaj
Përmendni përvoja dhe suksese që kanë lidhje me punën
Filloni duke rishikuar përshkrimin e punës. Vëreni se cilat aftësi kërkon puna dhe identifikoni veprimet tuaja të fundit që përputhen.
Referojuni kryesisht përvojave profesionale të fundit, por mund të reflektoni edhe mbi punën vullnetare të kaluar dhe përvoja të tjera të rëndësishme për të mbështetur përshkrimin tuaj.
2. Merrni parasysh se si puna juaj aktuale lidhet me atë për të cilën po aplikoni
Diskutoni për punën tuaj aktuale dhe lidhni përvojat tuaja me rolin e hapur. Tregoni se si përgjegjësitë tuaja aktuale ndërlidhen me përgjegjësitë që po kërkohen në konkurs.
3. Theksoni personalitetin tuaj
Pasi pyetja "Më trego diçka për veten" ka të bëjë me të njohur më shumë për ju, mos kini frikë të ndani personalitetin tuaj me intervistuesin. Ju mund të përmendni shkurtimisht hobi që tregojnë zhvillimin tuaj intelektual ose personal si leximi, muzika ose pjesëmarrjen në një sport ekipor.
4. Krijoni një format për përgjigjen tuaj
Që përgjigja juaj të jetë e qartë dhe e përmbledhur, organizoni përgjigjen tuaj duke ndjekur një format ose formulë.
Ekzistojnë dy formula të zakonshme që mund t’i merrni parasysh:
- E tashmja, e kaluara dhe e ardhmja
- E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja
Të dyja këto formula funksionojnë për përgjigjen tuaj, por mund të zgjidhni njërën bazuar në rolet tuaja që janë më të rëndësishme për pozitën për të cilën keni shprehur interesim. Për shembull, nëse roli juaj më i fundit thekson shumë nga aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara për rolin aktual ku po aplikoni, filloni me të tashmen.
staffiX/