Çfarë është Kontraktimi i Procesit të Rekrutimit (RPO)?
- staffiX Team
- Apr 8
- 3 min read

Agjencitë e rekrutimit janë ndërmjetësues të punësimit kur një punëdhënës, kompani ose organizatë ia kalon përgjegjësinë për gjetjen e kandidatëve të duhur për një vend pune një ofruesi të shërbimit të palës së tretë.
Rekrutimi i jashtëm është krijuar të sjellë kandidatë të kualifikuar te një punëdhënës potencial me përfshirje minimale nga stafi i brendshëm i burimeve njerëzore (HR) ose i kompanisë në fjalë. Një punëdhënës që kërkon të plotësojë pozita të hapura bën një marrëveshje me një ofrues të rekrutimit të jashtëm, i cili merr përgjegjësi për të gjetur, vlerësuar dhe intervistuar kandidatët e përshtatshëm.
Kompanitë e mesme dhe të mëdha janë kompanitë që ndoshta më së shumti i shfrytëzojnë shërbimet e agjencive të rekruitmit. Po ashtu këto agjenci janë zgjidhje për punëdhënësit që kanë nevojë për kandidatë në fusha të specializuara ose teknike.
Në një treg pune dinamik ku mund të jetë e vështirë të tërheqin punonjësit e duhur, agjencitë e rekrutimit mund të sjellin këndvështrime, vëmendje dhe ekspertizë në planifikimin e fuqisë punëtore dhe në të njëjtën kohë mund të liroj stafin e BNJ që të fokusohet në detyrat e brendshme dhe nevojat e tjera të biznesit.
Si funksionon?
Shërbimet e rekrutimit të jashtëm zakonisht fillojnë me një marrëveshje që përshkruan qëllimin e projektit, kohën dhe koston.
Stafi i menaxhimit të burimeve njerëzore të kompanisë dhe ofruesi i shërbimit të rekrutimit takohen më pas për të krijuar ose diskutuar përshkrimet e punës dhe benefitet që ofron kompania. Prej këtu, agjencia e rekrutimit bën reklamimin e vendit të punës nëpër rrjete sociale, platforma të punës duke përdorur metodologjitë dhe teknologjinë e saj të rekrutimit.
Pas grumbullimit të CV-ve, kontraktuesi vlerëson dhe identifikon kandidatët kryesorë ose më të përshtatshëm për punëdhënësin. Më pas, mban intervistat e para dhe lehtëson procesin e intervistës duke vendosur fazën e dytë të intervistave me kandidatët kryesorë për punëdhënësin.
Agjencia gjithashtu ndonjëherë bën ofertën e parë, lehtëson negociatat dhe lajmëron kandidatët që nuk janë përzgjedhur. Nëse procesi i rekrutimit të jashtëm është i suksesshëm, punëdhënësi thjesht do të duhet të intervistojë një numër të vogël të kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret në mënyrë më të përafërt dhe të bëjë një zgjedhje.
Avantazhet e Procesit të Jashtëm të Rekrutimit
Ekspertiza e rekrutimit - Rekrutimi i jashtëm është veçanërisht i dobishëm për kompanitë që nuk kanë ose nuk janë të kënaqur me ekipet e brendshme të rekrutimit.
Kursimi në kosto - Angazhimi i një agjencie të jashtme të rekrutimit në disa raste mund të kushtojë më pak se punësimi i një ekipi të brendshëm për rekrutimin dhe punësimin. Rekrutimi i kandidatit jo te duhur shpesh kushton financiarisht, me kohë dhe përkushtim.
Përdorimi efikas i burimeve - Kompanitë e jashtme ju kursen kohë dhe energji ekipeve të brendshme të HR dhe menaxherëve të tjerë të punësimit.
Njohja me ligjet - Ofruesit e shërbimeve të rekrutimit njohin dhe kuptojnë ndryshimin e rregulloreve dhe ligjeve, duke i ndihmuar punëdhënësit të qëndrojnë të përditësuar për çështje të tilla.
Përvoja pozitive e kandidatit. Shërbimet rekrutimit shpesh kanë marrëdhënie më të mira me talentet dhe mund të ndihmojnë punëdhënësin të krijojë njohje dhe reputacion të brendit të tij përmes përvojës pozitive të që kandidatët mund të kenë.
Gjetja e kandidatëve të vështirë. Një kontraktues i jashtëm i rekrutimit mund të ndihmojë një punëdhënës të dallohet nga kandidatët me cilësi të lartë në tregun e punës dhe në fusha të specializuara.
Zgjidhje teknologjike. Firmat e jashtme të rekrutimit shpesh përdorin teknologji dhe praktika më të fundit të rekrutimit, të tilla si platformat e evolucionit të mediave sociale, që lehtësojnë komunikimin, ofrojnë përvoja pozitive të punësimit dhe plotësojnë pozitat e lira më shpejt se proceset tradicionale të rekrutimit.
Ruajtja e konfidencialitetit. Një përparësi shtesë e rëndësishme e rekrutimit të jashtëm është ruajtja e konfidencialitetit gjatë gjithë procesit të punësimit. Agjencitë zakonisht publikojnë pozitat pa zbuluar emrin e kompanisë për të cilën po kërkohet kandidati. Kjo qasje është veçanërisht e dobishme kur pozita është e ndjeshme ose kur klienti dëshiron të tërheqë kandidatë edhe nga kompanitë konkurrente. Shpesh ndodh që aplikantët ndihen më të sigurt dhe të lirë të aplikojnë përmes një agjencie neutrale sesa drejtpërdrejt te një konkurrent në treg.