top of page

Graphic Designer

Ref: SX-25-007 Qyteti: Prishtinë Paga: 700 - 900€

 

staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Creative Consulting, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Graphic Designer. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për krijimin e përmbajtjes dhe materialeve të marketingut që përputhen me identitetin dhe qëllimet e klientëve.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Krijimi i përmbajtjes për rrjete sociale, duke u fokusuar në postime kreative dhe vizualisht tërheqëse, në përputhje me identitetin vizual të klientëve

  • Përgatitja e kampanjave digjitale, përfshirë edhe krijimin e materialeve si reklama, vizualë për evente dhe fushata të sponsorizuara

  • Dizajnimi i materialeve të printuara, si flyers, postera dhe broshura, për të përmbushur nevojat e marketingut të klientëve

  • Adaptimi i përmbajtjes sipas udhëzimeve dhe identitetit të klientëve, duke garantuar që çdo material reflekton në mënyrë të saktë vlerat dhe imazhin e tyre

  • Koordinimi me ekipin e marketingut dhe strategjisë për të zhvilluar ide kreative dhe realizuar projekte me sukses

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet të ketë të përfunduar studimet bachelor në dizajn grafik apo fushë të ngjashme

  • 2+ vite përvojë në fushën e dizajnit grafik

  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar

  • Njohuri të shkëlqyeshme në programet si Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign (After Effects është plus)

  • Aftësi të mira organizative për të punuar i pavarur dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente

 

OFERTA:

  • Pagë fillestare 700 deri në 900€ Neto, varësisht prej përvojës

  • Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Premte

  • Laptop personal me pajisje përcjellëse

  • Snacks, kafe dhe pije

  • Mbështetje te zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale

  • Mundësi për të punuar me një ekip kreative dhe një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.02.2025. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

 

© 2023 BY STAFFIX. Powered and secured by Wix

info@staffix.net   |   St. Mark Sopi Office No.36, floor 2, 10000, Prishtina, Kosovë

  • Facebook Basic Black
  • Black Instagram Icon
  • LinkedIn
  • X
  • TikTok
bottom of page