top of page

Cilat janë pikat tuaja të dobëta: 6 shembuj të përgjigjeve për intervistat e punës




Mund të jetë e vështirë t'i përgjigjesh pyetjes në intervistës "Cila është dobësia juaj më e madhe?", veçanërisht kur prisni të diskutoni për shkathtësitë dhe talentet që ju bëjnë kandidatin më të përshtatshëm për këtë punë.


Çelësi për t'u përgjigjur në këtë pyetjeje është identifikimi i dobësive që ende komunikojnë dhe paraqesin pikat e forta. Kjo do t'i tregojë intervistuesit se ju reflektoni mjaftueshëm dhe dini fushat se ku duhet të përmirësoheni.


Cilat janë dobësitë tuaja?


Kur pyeteni në një intervistë pune për dobësitë tuaja, ju mund ta përpunoni përgjigjen tuaj për të përfshirë gjithashtu edhe hapat që po ndërmerrni për t’i përmirësuar këto dobësi.

Këtu mund t’i gjeni 6 Shembuj të dobësive për mund të përmendni në intervistë.  


1. Përqendrohem shumë në detaje


Të jesh i orientuar në detaje është zakonisht një gjë e mirë, por nëse je dikush që priret të shpenzojë shumë kohë në specifikat e një projekti, mund të konsiderohet gjithashtu një dobësi. Në përgjigjen tuaj të intervistës, sigurohuni që të shpjegoni se si po bëni përmirësime në këtë fushë duke u fokusuar në pamjen e përgjithshme të detyrës.


2. E kam të vështirë të them "jo"


Të ndihmosh kolegët në projekte dhe të menaxhosh siç duhet ngarkesën tënde të punës është një ekuilibër i cili do shkathtësi. Nga këndvështrimi i punëdhënësit, dikush që pranon të gjitha kërkesat duket i përkushtuar dhe i etur për punë, por gjithashtu mund të jetë dikush që nuk i njeh kufijtë e tij dhe përfundon duke pasur nevojë për ndihmë ose zgjatje të afatit për të përfunduar punën e tij.


Nëse jeni kaq të etur për të ndërmarrë projekte të reja dhe nuk mund t'u thoni "jo" atyre, tregoni se si po punoni për të menaxhuar më mirë veten duke organizuar detyrat tuaja dhe duke vendosur pritshmëri më realiste për veten dhe për të tjerët.


3. Nuk përmbahem kur ka afate të humbura


Përderisa shprehja e stresit ose zhgënjimi për mungesën e një afati mund të konsiderohet si dobësi, punëdhënësit vlerësojnë punëtorët që u kushtojnë rëndësi afateve dhe përpiqen t'i mbajnë projektet brenda afatit kohor të planifikuar.


Nëse po e përdorni këtë si dobësinë tuaj të intervistës së punës, formulojeni përgjigjen tuaj për t'u fokusuar në mënyrën se si e vlerësoni atë kur puna përfundon në kohë dhe në mënyrat se si po përmirësoheni vetë si dhe po ashtu po ndihmoni në përmirësimin e proceseve për të kryer punën në mënyrë efikase.


4. Kam nevojë për përmirësim në...


Sido që të jetë rasti juaj, të ndarit me intervistuesin ndonjë aspekt që dëshironi ta përmirësoni tregon se jeni të vetëdijshëm dhe ju pëlqen të sfidoni veten. Disa nga fushat në të cilat njerëzit mund të kenë nevojë përmirësim mund të jenë: komunikimi i shkruar dhe verbal, udhëheqja e ekipit, interpretimi analitik, delegimi i detyrave, kritikat konstruktive ose përmirësimi në ndonjë program specifik.


Këshillë: Nëse fitimi i përvojës në një fushë të caktuar është dobësia të cilën do të përdorni si shembull, sigurohuni që të mos përgjigjeni me një dobësi që është thelbësore për rolin për të cilin po intervistoheni.


5. Mund të kem vështirësi të kërkoj ndihmë


Kërkimi i ndihmës është një aftësi e nevojshme si kur ju mungon ekspertiza në një fushë dhe kur ndiheni të djegur ose nuk mund të përballoni një ngarkesë pune. Të dish se kur dhe si të kërkosh ndihmë tregon një vetëdije të fortë dhe ndihmon organizatën t’i dal para ndonjë mos efikasiteti.


6. Mund të jetë sfiduese për mua të mbaj ekuilibrin punë-jetë


Gjetja e ekuilibrit punë-jetë është e rëndësishme për të ruajtur motivimin në punë. Ndonëse është sigurisht e admirueshme dhe tregon një etikë të fortë të punë, kur shpenzoni kohën dhe energjinë tuaj në punë, është gjithashtu e nevojshme t'i jepni përparësi pushimit, shkuarjes në pushime, kalimit të kohës me familjen tuaj dhe angazhimit në aktiviteteve argëtuese.

bottom of page