Ndërrimi i profesionit ose i industrisë në mes të karrierës mund të jetë sfiduese, por nëse i qaseni procesit në mënyrë të duhur, mund të rezultojë në një karrierë të suksesshme.
Kur mësoni rreth sfidave me të cilat mund të përballeni gjatë këtij tranzicioni dhe mënyrave se si t'i luftoni ato, mund të jeni më të përgatitur për procesin e punë-kërkuarit dhe mund t’i rrisni mundësitë për sukses.
Më poshtë, do të shqyrtojmë 6 faktorët që mund t’ju pengojnë për ndërrimin e karrierës dhe do t’ju japim disa këshilla për t’i kaluar ato.
1.Ndërtimi i Shkathtësive të Reja
Kur ndërroni profesionin ose fushën e karrierës, mund ta gjeni veten në një pikë ku duhet zhvilluar shkathtësi të reja pas shumë vitesh që keni kaluar duke mësuar e praktikuar një grup tjetër të shkathtësive.
Përderisa kjo mund t’ju duket sikur po filloni nga e para, disa nga shkathtësitë tuaja të karrierës së mëparshme mund të jenë të transferueshme. Edhe nëse karriera e re është shumë ndryshe nga ajo e mëparshmja, shkathtësitë e buta si komunikimi, zgjidhja e problemeve dhe lidershipi mund të jenë të vlefshme në shumë disiplina.
Disa punëdhënës mund të vlerësojnë gjerësinë e përvojës dhe natyrën gjithëpërfshirëse të punës tuaj.
2. Kompensimit më i Ulët Ndërsa rrugët individuale të secilit mund të ndryshojnë, fillimi i një karriere të re zakonisht kërkon të filloni me një punë të nivelit fillestar. Nëse në karrierën e mëparshme keni qenë me disa vite përvojë pune, ndërrimi i saj mund të vije me një ulje në pagë.
Planifikoni të bëni një buxhet përpara se të lini punën tuaj aktuale. Ju mund të hulumtoni pagat mesatare për pozitat fillestare në fushën që po planifikoni të ndiqni për të informuar buxhetin tuaj.
Po ashtu, mos harroni se kjo ulje page mund të jetë e përkohshme sepse në shumë industri, kompensimi rritet me përvojën.
3. Ndërtimi i një Rrjeti të ri Profesional Zhvillimi i marrëdhënieve të reja profesionale në industrinë ku shpresoni të hyni mund t'ju ofrojë rritje personale dhe mundësi të reja. Nëse tashmë keni ndërtuar një rrjet të gjerë në profesionin tuaj aktual, mund të tingëllojë e lodhshme ta bëni përsëri.
Për ta luftuar këtë sfidë, mund të mbështeteni në rrjetin tuaj ekzistues për të zgjeruar ngadalë drejt fushës së re.
4. Kërkimi i Punës pas një Kohe në një Karrierë të Qëndrueshme
Nëse keni qenë në punën tuaj aktuale për një kohë ose disa vite, mendimi për t'u kthyer në tregun e punës mund të jetë frikësues.
Përgatitja e duhur mund t'ju ndihmojë të përshtateni me sukses me praktikat e sotme të rekrutimit. Mësoni rreth pritshmërive aktuale në industrinë tuaj, si formatet e CV-ve, pyetjet e zakonshme të intervistave dhe shkathtësitë që kërkohen.
5.Udhëzimet e Pakta
Të hysh në një fushë të re pa asnjë koleg apo mentor që e njihni kërkon besim dhe siguri në vetvete. Nëse gjeni veten duke dëshiruar më shumë mbështetje dhe udhëzim në përpjekjet tuaja të reja, mund t'ju ndihmojë të mësoni më shumë rreth njerëzve që i admironi në industrinë tuaj të re.
Të kesh modele dhe mentorë mund t’ju ndihmojë të merrni vendime që janë të përafërta me jetën dhe karrierën që dëshironi.
6. Të Vendosurit Saktë për atë që Dëshironi të Bëni
Shumë njerëz e kuptojnë se nuk janë të kënaqur me karrierën aktuale, por u mungon qartësia për atë se çfarë pune mund t'i bëjë më të kënaqur. Ka shumë rrugë të karrierës që mund të zgjidhni dhe kërkimi i pozitave që ju interesojnë mund t'ju ndihmojë të merrni një vendim të informuar që ndiheni të sigurt të ndiqni.
Si p.sh. bëni një listë të karakteristikave të punës tuaj ideale, hulumtoni në internet ose merrni pjesë në ngjarje të organizatave profesionale të industrisë. Kur të keni mbledhur të dhëna të mjaftueshme për secilën karrierë, krahasoni ato me qëllimet dhe shikoni se cila ju përshtatet juve më shumë.