top of page

10 Mënyra Shumë të Thjeshta për të Përmirësuar Kulturën e Kompanisë Tuaj




Kultura e kompanisë nuk është kurrë një zgjidhje që përshtatet me të gjithë, por ka disa ide të thjeshta dhe të zbatueshme për kulturën e kompanisë që mund të implementoni sot për të përmirësuar organizatën tuaj, e cila duhet të jetë gjithmonë një qëllim kryesor për liderët e HR. Le të fillojmë!


Cila është mënyra më e mirë për të përmirësuar kulturën e kompanisë?


1.Përqafoni transparencën


Transparenca nuk është pozitive vetëm për punonjësit. Efektet e një kulture transparente të kompanisë ndikojnë në të gjithë organizatën duke prodhuar punonjës shumë të angazhuar dhe një mjedis pune të sigurt në aspektin psikologjik.

Nëse dëshironi një kulturë të hapur dhe transparente të kompanisë, hapi juaj i parë duhet të jetë sigurimi që ekipi juaj ka teknologjinë moderne dhe mjetet e bashkëpunimit për ta bërë këtë.

Mjetet e komunikimit të vjetruara mund të jenë një pengesë e madhe për transparencën, veçanërisht nëse po punoni në zyra të ndryshme dhe me punonjës në distancë.


2.Njihni dhe shpërbleni kontributet me vlerë


Punonjësit që nuk ndihen të mirënjohur janë dy herë më të prirur të largohen nga puna brenda një viti. Në fakt, një sondazh i fundit nga Bonusly zbuloi se pothuajse gjysma e të anketuarve (46%) kanë lënë një vend pune sepse ndiheshin të papranuar. Në një tjetër studim 65% e subjekteve pranuan se do të punonin më shumë nëse do të ndjenin se kontributet e tyre po vihen re nga menaxhmenti.

Nga ana tjetër, 20% e kompanive që kanë një kulturë të pasur me mirënjohje e punonjësve kanë një normë 31% më të ulët largimi nga puna.


3.Kultivoni marrëdhënie të forta ndërmjet kolegëve


Të kesh marrëdhënie të forta në punë nxit angazhimin e punonjësve, por kjo nuk ndodh automatikisht. Ndërtimi i marrëdhënieve të forta ndërmjet mes kolegëve kërkon kohë, përpjekje dhe ndonjëherë, aktivitete të dedikuara të team-builiding.

Mendoni për mjedisin fizik dhe kulturor në organizatën tuaj. Përveç ofrimit të hapësirës për fokus, produktivitet dhe bashkëpunim, diçka që shumë zyra nuk e marrin në konsideratë janë zonat ku qëndrojnë punonjësit!


Për shembull, mendoni për vendin ku hani drekën. A ka një kuzhinë të dedikuar dhe një zonë ngrënieje? Apo vetëm një mikrovalë, dhe pastaj të gjithë kthehen për të ngrënë në tavolinën e tyre? Të ngrënit drekën së bashku është një nga mënyrat më të lehta për të njohur kolegët tuaj nëse jeni në ekipe që zakonisht nuk ndërveprojnë dhe është një mënyrë e lehtë dhe me buxhet të ulët për të inkurajuar ndërtimin e raporteve.


4.Përqafoni autonominë e punonjësve dhe inkurajoni atë


Ka disa mënyra që mund të inkurajoni autonominë e punonjësve, si për shembull të lejoni të ushtrojnë e zgjedhjen, të lëshoni konceptin e javës së punës 40-orëshe, të krijoni ekipe të punës autonome, të krijoni mundësi për vendimmarrje dhe të frenoni shefat dhe bashkëpunëtorët tepër të zellshëm që kanë tendencën të qëndrojnë afër ose të bullizojnë të tjerët.


5.Praktikoni fleksibilitetin


Shumë kompani kanë filluar të kuptojnë vlerën e ofrimit të fleksibilitetit të shtuar për punonjësit e tyre. Kjo mund të përmirësojë disponimin e punonjësve dhe të ulë normën e largimit nga puna.


Fleksibiliteti në vendin e punës mund të nënkuptojë shumë gjëra, nga prindërit që dalin për disa orë për një ngjarje shkollore, tek mundësitë për të punuar nga shtëpia ose për marrjen e një pushim të nevojshëm.


6.Komunikoni qëllimin dhe pasionin


Gjatë 40 viteve të fundit, hulumtuesit kanë konfirmuar që njerëzit kanë një nevojë dhe dëshirë të brendshme për punë me kuptim—punë që e përjetojnë si të rëndësishme dhe me qëllim.


Sot, përjetimi i një ndjenje qëllimi në punë duket më i rëndësishëm se kurrë. Studimet tregojnë që kur njerëzit besojnë që puna e tyre ka rëndësi, ata janë katër herë më të prirur të jenë të angazhuar, janë më të motivuar, mësojnë më shpejt dhe janë më të përmbushur.


7.Nxitni një atmosferë grupore


Mos i shikoni punonjësit e tjerë në kompaninë tuaj si thjesht grupe të tjera njerëzish me të cilët punoni, por si pjesë të pandashme të ekipit tuaj.


Ky ndryshim në mentalitet nga njerëzit (ose grupe të izoluara njerëzish) që punojnë për qëllime individuale në një ekip të unifikuar, të gjithë të drejtuar në një qëllim, mund të bëjë një ndryshim të madh në rezultatet e punës suaj.


8.Jepni dhe kërkoni vazhdimisht feedback


Dhënia—për të mos përmendur marrjen—e feedback-ut është e vështirë.

Idealisht, ju duhet të jepni komente me një ritëm të rregullt, si në takimet tuaja një me një dhe të lejoni punonjësit tuaj të japin komente në intervista qëndrimi, po ashtu.


Dërgimi i anketave të rregullta të angazhimit të punonjësve është një mënyrë e shkëlqyer për të kuptuar shqetësimet dhe sfidat e ekipit tuaj me kohë —dhe është një mënyrë për të kuptuar gjithashtu se çfarë po bën mirë kompania juaj. Dhënia e komenteve të shpeshta dhe të sinqerta është një përfitim për të gjithë. Ju mund të shpërbleni sjelljet dhe rezultatet e mira sa ndodhin, që thjesht inkurajon më shumë të tilla.


9.Qëndroni besnik ndaj vlerave tuaja bazë


Vlerat bazë janë shumë më shumë se një listë me pika në faqen Rreth Nesh të një kompanie. Ato janë të informuara nga misioni e qëllimet dhe janë parimet në zemër të një organizate.

Si të tilla, ato nuk janë diçka që zgjidhni thjesht sepse tingëllojnë mirë në faqen tuaj të internetit.


10. Jepni ndërtimit të kulturës përpjekjen që meriton


Pak gjëra do të kenë një ndikim më të madh në organizatën tuaj se sa kultura e saj.

Ndërtimi i një kulture kompanie kërkon kohë dhe energji. Kjo nuk ndodh vetvetiu. Kultura juaj duhet të përputhet me misionin dhe vlerat tuaja—dhe duhet të rezonojë me të gjithë në organizatë.


Dështimi për të alokuar kohën dhe përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e një kulture të kompanisë me të cilën mund të ndiheni krenar do t’ju lë me një kulturë kompanie të cilën thjesht e pranoni, ose më keq një kulturë që nuk ju pëlqen.

bottom of page