fundamentals of HR
HR goes way beyond hiring and firing


Prezanton Shkumbin Ibraimi,
Founder & CEO at staffiX.
Shkumbin Ibraimi, është Specialist i Burimeve Njerëzore, Rekrutues, Trajner, Konsulent i Menaxhmentit, ku u ndihmon punonjësve t`i përmirësojnë vlerat e tyre, duke ngritur aftësitë për të arritur objektivat. Me mbi 20 vite përvojë menaxheriale të nivelit të lartë, ka punuar në cilësinë e Menaxherit të Burimeve Njerëzore për 5 vite në “CACTTUS”, një ndër kompanitë më të mëdha kosovare në fushën e TIK-ut. Më pas për 2 vite ka punuar në ndërmarrjet për shitje me pakicë “Meridian Express” dhe “Albi Group” në cilësinë e Menaxherit të BNJ dhe Trajnerit
Fundamentals of Human Resources - Prill 2025
staffiX do të organizojë trajnimin e radhës në muajin Prill 2025 për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore – HR1, i cili tashmë është zyrtarisht i hapur për aplikim. Përgjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri rreth procedurave, specifikave, shkathtësive, dhe aspektit ligjor në saje të mbarëvajtjes së punës në departamentin e Burimeve Njerëzore.
Ky trajnim i dedikohet të gjithë atyre pjesëmarrësve potencialë, të cilët planifikojnë apo aktualisht merren me burime njerëzore në cilësinë e Asistentit, Menaxherit apo edhe Rekrutuesit në kompani të ndryshme. Njohuritë që do të merren do të ndihmojnë për avancimin në pozitë apo për zhvillimin e kapaciteteve personale dhe profesionale afatgjatë.
Objektivat e trajnimit:
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të arrijnë të fitojnë:
-
Njohuri mbi procesin e rekrutimit, vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve të përshtatshëm.
-
Njohuri rreth aktualiteteve të tregut të punës, rëndësisë dhe llojeve të motivimit për punëtorët përmes bashkëbisedimit.
-
Njohuri mbi shkathtësitë rreth pyetjeve të duhura përgjatë intervistës, llojeve të testimit dhe negocimeve të ofertës për punëtorët potencialë.
-
Njohuri mbi krijimin e kanaleve të shëndosha të komunikimit në mes të punëtorëve dhe punëdhënësve.
-
Do të kuptojnë sistemet e vlerësimit dhe menaxhimit të performancës nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
-
Do të kuptojnë rëndësinë e motivimit dhe onboarding të punëtorëve, si dhe do të njoftohen me këto specifika nga shembuj të kompanive lokale.
-
Njohuri mbi procedurat ligjore, me të cilat ballafaqohet një profesionist i HR në vendin e punës.
Temat e trajnimit:
-
Arsyet që punëtorët vendosin të largohen nga vendi i punës (Hyrje).
-
Njohuri me konceptet themelore të burimeve njerëzore, menaxhimit të talenteve dhe mbajtjes së punëtorëve.
-
Procedura e rekrutimit.
-
Llojet e testimeve përgjatë intervistave, marrja e vendimit dhe negocimi i ofertës.
-
Krijimi i një performance të lartë punuese.
-
Vlerësimi dhe menaxhimi i performancës.
-
Mënyrat e angazhimit të kompanive ndërkombëtare për mbajtjen e fuqisë punëtore.
-
Rëndësia e dhënies së feedback-ut dhe menaxhimit të performancës.
-
Shkathtësitë e komunikimit për të shkëmbyer feedback ndërkolegial.
-
Katër metodat për shkëmbimin e feedback-ut dhe Planifikimi i Performancës.
-
Kontratat e Punës dhe Anekset Shtesë.
-
Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Rregullorja e Komisionit Disiplinor.
-
Vendimet për Pushime.
Orari dhe koha e trajnimit:
Trajnimi do të zgjasë 4 ditë, më datat 15, 17, 22 dhe 24 Prill, gjithsej 2 javë dhe do të mbahet të Marteve dhe të Enjteve, duke filluar nga ora 18:00 – 20:00.
Vendi i Trajnimit:
Në lokalet e StaffiX. Adresa: Rr. Mark Sopi Lokali 36, Kati 2, Prishtinë, Kosovë. www.staffix.net Tel: +383 45 111 151
Çmimi i Trajnimit:
Kushton 199€ Euro me TVSH. Pas aplikimit tuaj përmes formës më poshtë ju dërgohen përmes email-it udhëzimet për pagesë.
*Early Bird Offer:
Ata të cilët kryejnë pagesën deri më datën 6 Prill, 2025 përfitojnë zbritje nga çmimi i trajnimit nga 199€ në 149€.
Në fund të trajnimit në fjalë çdo pjesëmarrës do të pajiset me certifikatë pjesëmarrjeje.
👣Nxitoni, vendet janë të limituara.
Aplikimi juaj do të konsiderohet i suksesshëm në momentin që kryhet pagesa.

Elona Hajzeraj
Trajnimi i HR në staffiX përshtatet shkëlqyeshëm me profesionistët që kërkojnë të fillojnë karrierën e tyre në HR. Kjo përvojë ishte shumë frymëzuese dhe energjike. Kam mësuar më shumë se që kam pritur. staffiX ofron një vlerë të bazuar në përvojë dhe të orientuar plotësisht nga praktika. Trajneri ishte i edukuar, i informuar mirë dhe i angazhuar. Stafi ishte miqësor, ndihmues dhe entuziast
Linda Qosaj
Së fundmi kam pasur kënaqësinë të marr pjesë në trajnimin për HR dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme. Shkumbini ka demonstruar njohuri të thella të burimeve njerëzore, duke bërë konceptet e ndërlikuara, të lehta për t'u kuptuar. Unë e kam vlerësuar përdorimin e shembujve të përshtatshëm dhe skenarëve realë, të cilët i shtonin vlerë praktike në trajnimit
Mimoza Haxhija
Trajnimi për BNJ ishte një eksperiencë shumë e mirë. Trajneri ishte i përkushtuar duke e bërë trajnimin jo vetëm informativ, por edhe atraktiv dhe interaktiv, duke i përfshirë kandidatët në diskutimet trajnuese. Përveç njohurive nga trajnimi, kemi fituar njohuri të reja edhe nga ndarja e eksperiencave me kandidatët pjesëmarrës. Kjo përvojë pozitive më ka përgatitur për sfidat e mundshme në punën time
Ariana Ibraini
Pjesëmarrja në trajnimin e HR ka qenë një eksperiencë dhe një shans i mrekullueshëm për zhvillim personal dhe profesional. Një aspekt i veçantë, ishte ndarja e njohurive me pjesëmarrësit e tjerë. Bashkëveprimi dhe shkëmbimi i ideve me profesionistë nga fusha të ndryshme i ka shtuar vlerë të jashtëzakonshme eksperiencës time
Ornela Rama
Ky trajnim ka qenë një eksperiencë e paharrueshme për mua. Ka qenë shumë angazhues, argëtues dhe në të njëjtën kohë shumë informues. The cherry on top, ka qenë stafi edhe Shkumbini, mentori i cili me shumë pozitivitet dhe me shumë profesionalizëm na ka treguar përvojat dhe praktikat më të mira për Burimet Njerëzore
